factograf
SQ

arkitekt turk me origjine shqiptare

Mimar Sinani

Mimar Sinani

Key facts

data e lindjes1490
data e vdekjes17 korrik 1588
profesioniarkitekt
vendi i lindjesAğırnas
vendi i vdekjesStambolli
pozicioni që ka mbajturmimarbaşı
All data from the card 6
Paraprirë nga
Axhem Ali
Pasuar nga
Davut Aga
U lind më
29 maj 1489Agirnas, Kajseri
Vdiq më
17 korrik 1588Stamboll
Nënshtetësia
Turk
Punësimi
Arkitekt

Mimar Sinani apo Arkitekt Sinani lindi më 29 maj 1489 në afersi të Kajserit në kohën e Perandorisë Osmane dhe ndërroi jetë më 17 korrik 1588 në Stamboll, Turqi. Si i ri, Sinani ishte rradhitur ne repartet e Jenicereve të Sulltanit. Gjate fushatave ne rajone te ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshmit ai u njoh me arkitekturen ne vende te ndryshme duke filluar nga Egjipti, Persia, Siria (Xhamia e Hysref Pashës) etj.

Origjina

Ka disa supozime per prejardhjen e tij qe nga ajo Shqipetare, Armene, Greke etj. Por faktet flasin per prejardhjen e tij nga Shqiperia. I lindur ne nje familje Shqipetare ai qendroi deri ne moshen 17-18 vjec ne vendlindje nga ku mori edhe njohurite e para ne ndertimtari e per tu larguar dhe organizuar me pas ne trupat e Jenicereve ne Stamboll (Kostandinopoje). Arkitekt Sinani është një arkitekt osman dhe i Perandorisë Osmane. Kjo nuk është një fjali që thuhet së koti, pasi tek ai do të shihni të gjitha veçoritë lokale dhe etnike. Disa botime e nxjerrin kete arkitekt me prejadhje shqiptare.

Veprat arkitekturore

Tyrbeja ku është varrosur Sinani në Xhaminë Sylejmanije
Tyrbeja ku është varrosur Sinani në Xhaminë Sylejmanije

Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të ures mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë ure, Sinani e projektoi dhe ndertoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (te ashtëquajturit "Kanuni" ose "Ligjvenesi") i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit. Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdher të tij më vone punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin "Mikelanxheloja i Orientit". Sinani si kryarkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.

Projektet e kryera nën mbikëqyerjen e tij ndahen ne tre drejtime: ndërtimet e Kultit,Ushtarake dhe Civile.

Gjatë karrieres së tij Sinani projektoi objektet më të medha dhe simbolike te perandorise si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bera u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh).

Nga arktitektet moderne të tona ditëve, Puna e Sinanit vlersohet per perdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.

Historianët e arkitekturës mendojnë se ai kishte e ndare veprimtarin e tij në Tri periudha. Ne Periudhe e Pare, fazën e çirakllëkut(ndeihmesit) në arkitekturë, ai ndërtoi Xhaminë e Shezade Mehmetit në Stamboll. Periudha e Dyte ajo e kallfës(mjeshtrit) është në të cilën ndërtoi Sulejmanien Madhështore po në Stamboll në një hark kohor prej 7 vjetësh, kushtuar Sulltan Sulejmanit.Ne Fazën e Tretë dhe e fundit, në atë te ustallëkut ose Krye-mjeshtërit, Sinani ndërtoi Selimijen në Edrene, né kohen kur mbretëronte Selimi i Dytë.

Po ashtu Sinani është i njohur për ndërtimin e ujësjellësit `` 40 `` çezmat (Kërkçeshme) në të Stamboll. Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur në natën e 17 korrikut në vitin 1588 në të shtartin e tij kërkuar duc një gote (kupe) uje.

Mimar Sinani ka ndertuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 7 daryl-kurra (shkollë per kuran), 20 tyrbe, 17 imaret (Vende ku shpërndahet ushqim per te varfurit), 13 daryshifa (spitale), 6 rrugë uji, 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 36 saraja (pallate), 8 podrume ve 48 de hamame dhe gjithsej bëjnë 384 vepra. Ne Shqiperine Otomane te asj perudhe Arkitekt Sinani ka vene vulen e tij ne xhamine Muradie ne Vlorë dhe xhamine e Plumbit ne Shkodër.

Tituj të veprave

Mirnjohjet

  • Rreth 15 milionë turistë në vit vizitojnë Turqinë, ndërsa tre pikat më kryesore që vizitohen janë Porta e Lartë (Pallati i Sulltanit), Sulejmania pra xhamia e Sinanit dhe Xhamia Blu, vepra e Mehmet Sedefqarit.
  • Veprat e tij, në ish-hapsirën osmane, janë tashmë vepra dhe vlera të gjithë njerëzimit

Shiko dhe këtë

Referime dhe shënime

Cragg, Kenneth (1991). The Arab Christian: A History in the Middle East. Westminster John Knox Press, (ISBN 0-664-22182-3) p. 120.

Read next

In 135 languages

sqAfrikaansAlemannischалтай тилአማርኛaragonésالعربيةمصرىঅসমীয়াasturianuаварazərbaycancaتۆرکجهбашҡортсаBoarischžemaitėškaбеларуская (тарашкевіца)беларускаябългарскиBislamaবাংলাbrezhonegbosanskiBatak MandailingбуряадcatalàнохчийнکوردیcorsuqırımtatarcačeštinaCymraegdanskDeutschZazakiΕλληνικάEnglishEsperantoespañoleestieuskaraفارسیsuomifrançaisNordfriiskGaeilgegalegoAvañe'ẽעבריתFiji HindihrvatskiKreyòl ayisyenmagyarհայերենԱրեւմտահայերէնinterlinguaBahasa IndonesiaIlokanoIdoíslenskaitaliano日本語ქართულიQaraqalpaqshaадыгэбзэKabɩyɛқазақшаYerwa Kanuri한국어къарачай-малкъарkurdîkernowekLatinaLëtzebuergeschLimburgslombardlingálalietuviųlatviešuMadhurâMalagasyолык мариймакедонскиമലയാളംBahasa MelayuPlattdüütschनेपालीनेपाल भाषाNederlandsnorsk nynorsknorskoccitanOromooиронਪੰਜਾਬੀKapampanganpolskiPiemontèisپنجابیportuguêsromânătarandíneрусскийрусиньскыйсаха тылаᱥᱟᱱᱛᱟᱲᱤsarduسنڌيsrpskohrvatski / српскохрватскиSimple Englishslovenščinaсрпски / srpskisvenskaKiswahiliதமிழ்тоҷикӣไทยTagalogtolışiTürkçeтатарча / tatarçaтыва дылукраїнськаاردوoʻzbekcha / ўзбекчаvepsän kel’Tiếng ViệtVolapükWinaray吴语მარგალურიייִדיש閩南語 / Bân-lâm-gí粵語中文

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article