factograf
SQ
Sign in

WALL-E

Key facts

data e publikimit27 qershor 2008
regjisorAndrew Stanton
interpretuesThomas Newman
All data from the card 15
Regjia
Andrew Stanton
Skenari
Andrew Stanton Jim Reardon
Historia nga
Andrew Stanton Pete Docter
Producentë
Jim Morris
Në role kryesore
Ben Burtt Elissa Knight Jeff Garlin Fred Willard John Ratzenberger Kathy Najimy Sigourney Weaver
Kinematografia
Jeremy Lasky Danielle Feinberg
Montazhi
Stephen Schaffer
Muzika
Thomas Newman
Prodhuar nga
Pixar Animation Studios
Shpërndarë nga
Walt Disney StudiosMotion Pictures
Premiera
23 qershor 2008 (Greek Theatre)27 qershor 2008 (Shtetet e Bashkuara)
Kohëzgjatja
97 minuta
Gjuha
Anglisht
Buxheti
$180 million
Fitimi
$532.5 million

WALL-E (stilizuar me një pikë ndërmjet si WALL·E, shqiptuar "UOLL-i") është një film i animuar amerikan fantashkencë i vitit 2008, prodhuar nga Pixar Animation Studios për Walt Disney Pictures. Ai u drejtua me regjinë e Andrew Stanton-it, me Jim Morris si producent, dhe skenarin nga Stanton e Jim Reardon. Në role kryesore luajnë zërat e Ben Burtt, Elissa Knight, Jeff Garlin, John Ratzenberger, Kathy Najimy, dhe Sigourney Weaver, me Fred Willard në një rol të gjallë. Filmi përcjell robotin e vetmuar WALL-E në të ardhmen e planetit Tokë — të pabanueshëm dhe të braktisur — në vitin 2805, i lënë prapa për të pastruar plehra. Ai vizitohet nga një robot i quajtur EVE dërguar nga anija kozmike Axiom, me të cilin bie në dashuri dhe e përgjon përtej galaktikës.

Pasi drejtoi filmin Gjetja e Nemos, Stanton ndjeu se Pixar kishte krijuar simulime të besueshme të fizikës nënujore dhe pati vullnetin ta drejtojë një film të vendosur me shumicë në hapësirë. WALL-E ka dialog të paktë në skenat e hershme; shumë prej personazheve nuk kanë zëra, përndryshe komunikojnë me gjuhë trupore dhe tinguj robotikë që i kishte dizajnuar Burtt. Filmi trajton disa tema të ndryshme që përfshijnë konsumizmin, korporatokracinë, nostalgjinë, menaxhimin e plehrave, ndikimin shqetësues njerëzor mbi mjedisin, obezitetin/jetesën sedentare, dhe rrezikun katastrofal global. Ky është edhe filmi i parë i animuar nga Pixar që përfshin segmente me persona të gjallë. Thomas Newmann kompozoi muzikën përcjellëse të filmit. Filmi kushtoi 180 milionë dollarë për t'u prodhuar, një shumë rekordthyese për një film të animuar të kohës. Duke përcjellur traditën e Pixar-it, WALL-E u shoqërua në shfaqjet e saj në kinema nga filmi i shkurtër Presto.

WALL-E u lëshua në Shtetet e Bashkuara më 27 qershor 2008. Filmi mori vlerësime kritike pozitive për animacionin, rrëfimin, aktrimin zanor, personazhet, pamjet, muzikën, dizajnin zanor, skenarin, përdorimin e dialogut minimal, dhe skenat e tij të romancës. Ai ishte i suksesshëm edhe në kuptimin komercial, duke fituar 521.3 milionë dollarë ndërkombëtarisht dhe duke u bërë filmi i nëntë më fitimtar i vitit 2008. Ai fitoi çmimin Golden Globe për Filmin më të Mirë të Animuar 2008, çmimin Hugo për Prezantimin më të Mirë Dramatk të Metrazhit të Gjatë 2009, çmimin e fundit Nebula për Skenarin më të Mirë, çmimin Saturn për Filmin më të Mirë të Animuar, dhe çmimin e Akademisë (Oscar) për Prezantimin më të Mirë të Animuar plot me pesë nominime tjera për Oscar. Filmi u emërtua nga kritikët dhe organizatat e ndryshme, duke përfshirë the National Board of Review dhe Institutin Amerikan të Filmit, si një ndër filmat më të mirë të 2008-ës, dhe konsiderohet ndër filmat më të mëdhenj të gjitha kohërave.

Read next

In 90 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article