factograf
SQ

Lobimi

Lobimi

Lobimi është një përkufizim i marrë nga anglishtja (Lobbying) për një formë të përfaqësimit të interesave në politikë  dhe shoqëri. Nëpërmjet lobimit përpiqen grupet e interesave, mbi të gjitha me anë të lidhjeve personale në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ, të ndikojnë në politikë. Përveç kësaj ata ndikojnë në mendimin publik përmes punëve publike. Kjo ndodh përgjithësisht me anë të masmediave. 

Lobimi si term në rastet më të shpesha merr një ngjyrim negativ aq sa grupat e interesave nuk e përdorin këtë fjalë për t'u përfaqësuar. Terminologji të tjera që janë "sinonime" për lobimin janë për shembull punët publike, komunikim politik dhe këshillim politik. 

Në vitin 2006 folën Thomas Leif dhe Rudolf Speth për pushtetin e katërt qe është shtypi dhe pushtetin e pestë që është lobimi. Megjithatë, këtë ndarje e gjetën autorë të tjerë jo të përshtatshme dhe të tepruar. 

Historia e terminologjisë

Termi qëndron fillimisht për "korridorin" dhe vjen nga anglishtja, më saktë për korridorin e parlamentit. Në mënyrë metaforike, mund të thuhet që shumë tema fliten përpara se politikanët të hyjnë në parlament dhe vendosen në "korridorin" e parlamentit, ku grupat e interesave përpiqen të kenë ndikim në politikat që do të vendosen. 

Grupet e interesit

Ne shoqerin moderne krahu i shtetit shtrihet ne shume pjese te jetes te cilat me pare kane qene lenen krejtesisht te paprekura. 

Kompani të medha, OJQ (Organizata jo qeveritare) dhe shumë lloje të ndryshme grupimesh përpiqen ti përcjellin interesat e tyre në politikë, në mënyrë që të kenë ndikim në legjislaturë. Në ditët e sotme grupat e interesave mund të jenë dhe persona privatë, te cilët përfaqësojnë zyra avokatie, Think Tanks, gazetarë etj. të cilët kanë ndikim të madh në fusha të ndryshme. 

Mënyra e veprimit

Lobimi është një metodë për të ndikuar në vendimin e vendimmarrësit, nëpërmjet informacionit dhe strategjive të ndryshme. Shumë shpesh ndahet lobimi ne 4 veçori: 

  • Krijimi i informacionit
  • Shkëmbimi i informacionit,
  • Marrja e ndikimit,
  • Mënyra strategjike për të ndërhyrë në politikë

Marrja e informacionit 

Përfaqësuesit e grupave të interesave mbledhin njohuri në bazë të lidhjeve të tyre midis vendimmarrësve politikë.

Ata marrin njohuri dhe mësohen si të vlerësojnë informacionet. Gjithashtu ata mësohen të vlerësojnë informacionin, i cili nuk vjen vetëm nga burime publike, por gjithashtu dhe nëpërmjet marrëdhënieve midis lobistëve dhe vendimmarrësve, në mënyrë që marrin ndikim dhe më herët, se informacioni të publikohet. 

Ndikimi

Puna e një lobisti është së fundmi të kalojë sygjerimet përmes vendimmarrësve, në lidhje më një temë që prek grupime të mëdha njerëzish ("Këshillimi i politikës").

Që një lobim të jetë i suksesshëm, është e rëndësishme të kenë argumenta të fortë, në mënyrë që vendimmarrësi të ndodhet në një situatë të vështirë dhe të detyrohet të pranojë. 
Sa më të pregatitur të jenë zyrat e deputetëve, aq më të vështirë e ka një lobist të marrë ndikim, duke qenë se zyra e deputetëve mund të gjejë argumenta të vlefshëm, për ta shfuqizuar një rregullim nga lobistët. 
Në shumë shtete është dhënia e parave apo vlerave të tjera materiale e ndaluar. Por ndodh shumë shpesh, që politikanët të ndryshojnë fronte, pra nga qëndrimi i mëparshëm, të ndryshojnë në një ndërmarrje tjetër. 

Puna publike

Në fushën e punës publike lobistet përpiqen të ndikojnë mbi opinionin publik me anë të mediave. Nga metodat më të përdorshme përmenden mediat e shtypura dhe reklamat. Nëpërmjet televizorit gjenden shpesh diskutime në podium, ku persona të grupave të ndryshëm flasin mbi argumentat e tyre dhe diskutojnë mes tyre. Këto gjenden në format e Talkshow ose si intervista. 

Përsa i përket ndikimit përmes mediave të printuara, ndodh që intervistat e bëra nëpërmjet televizionit janë të lidhura me gazetat. 

Organizatat e interesit i shoqërojnë grupet e vizituesve në zyrat e kryeqytetit dhe organizojnë mbremje të ndryshme. Organizatat e lobimit përqendrohen më së shumti të prezantohen në kryeqytet..

Përgjithësisht bëhen dhe trajnime gratis, në lidhje me tema të ndryshme, por që në një mënyrë kanë një lloj ndikimi tek vizitorët. 

Organizata→
Firma→
Këshillues politik →
Lobistë të brendshëm →

→ Analizimi i fakteve
→Analizimi i institutëve
→ Përpjekje ndikimi →

→ Vendimmarrësi
*menyrë direkte
↑
→ Persona të tretë
*menyrë indirekte

Skema e procesit te lobimit →


→

Quelle »

Transparenca dhe regjistri

Në shkallën e Bashkimit Evropian diskutohet në mënyrë shumë strikte një rregullim i punës së lobistëve. Komisioni i BE krijoi në qershor të vitit 2008 një regjistër për lobimin. Sipas tij duhej që çdo organizatë ose firmë të shfaqte në mënyrë transparente temat në të cilat ata përpiqeshin të merrnin ndikim dhe takimet që kishin pasur me njerëz të ndryshëm. Me konfirmimin e Parlamentit te BE u vendos të hapet ky regjistër, i ngjashëm me atë në SHBA.

Megjithatë, nuk është e detyrueshme që çdo organizatë të regjistrohet. Nëpërmjet një regjistrimi organizatat e kanë më të lehtë të kenë një takim në parlament. Në tetor të vitit 2008 ishin regjistruar në parlamentin evropian 4570 persona si përfaqësues interesash. 

Një regjistër i përgjithshëm në parlamentin dhe komisionin evropian u bë aktiv në 23 qershor 2011. Çdo organizatë, firme apo persona të pavarur, të cilët në mënyrë direkte apo indirekte donin të ndikonin në politikë, janë të lutur të regjistrohen.

Llojet e lobimit

Në mënyrë të përgjithshme ka pesë lloje interesash, të cilët futen në fuqi nëpërmjet lobimit:

  1. Interesa të organizuar në fushën e ekonomisë dhe punës 
  2. Interesa të organizuar në fushat sociale
  3. Interesa të organizuar në fushën e kohës së lirë 
  4. Interesa të organizuar në fushën e fesë, kulturës dhe shkencës 
  5. Interesa të organizuar në fushën e shoqërisë politike

Adresa interneti

Evropa/BE

  • Lobbycloud Politiker stellen Lobby-Dokumente, die in der EU-Bürokratie kursieren, ins Netz
  • Lobbyismus - Die stille Macht (PDF; 2,2 MB)
  • Corporate Europe Observatory (CEO) - Brüsseler Nichtregierungsorganisation, welche die „Macht des Lobbying“ aufzeigen will
  • Liste der eingetragenen Interessenvertreter im freiwilligen Lobbyregister des Europäischen Parlaments
  • Exzerpt aus Europe Inc. in SWB 01/1998 Arkivuar 23 shtator 2015 tek Wayback Machine
  • Die Lobbyisten werden untersucht.[9] In: Die Welt. 11. März 2005.
  • Ruth Reichstein: Die wahren Strippenzieher: Lobbyisten in Brüssel.[10] (DLF, 2. Oktober 2005)

Read next

In 58 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article