factograf
SQ

Jupiteri (zot)

Jupiteri (zot)
Jupiteri Bubullimtari.
Jupiteri Bubullimtari.

Jupiteri (në greqisht Ζeusi, gen. Διός) në mitologjinë romake ishte perëndia më i madh dhe "mbreti i perëndive." Ai ishte para së gjithash, perëndia i qiellit, vetëtimës dhe bubullimës, si dhe biri i Saturnit. Sipas besimeve, shtëpia e tij ndodhej në Malin e Olimpit. Jupiteri konsiderohej burimi i gjithë autoritetit dhe fuqisë në qytetin Roman. Sipas Petrum Grimal, druri i lisit ishte i shenjtë për të.

Jupiteri ka një grua, Junonën (greqisht: Ἥρα), të cilën shpesh e tradhëton me gra të tjera. Sigurisht, Juno është shumë xheloze. Ai ka një vajzë, Minervën (greqisht: Ἀθηνᾶ), e cila është shumë e dashur për të. Tempulli i saj ishte i hapur në Albanus mons dhe në Kodrën e Kapitolit. Emri i priftit të saj është flamen dialis.

Mbi etimologjinë

Emri Jupiter rrjedh fillimisht nga ndërtimi thirror i PIE * dyeu pH 2 ter, prej nga vjen greqishtja Ζεῦ πάτερ dhe latinisht * Diū pater > Iū-piter, që do të thotë 'zot atë'; nga forma he Iūpiter Iŭppiter evoluoi vetëm nga shkronja lĭttera.

Epitetet e Jupiterit

Jupiteri dhe Tetisi, pikturuar nga Jean Ingres.
Jupiteri dhe Tetisi, pikturuar nga Jean Ingres.

Jupiteri quhet me shumë emra:

  • Jupiteri Qiellor
  • Jupiteri, Ruajtësi i Augusteve
  • Jupiteri, Ruajtësi i Botës (mbrojti Perandorinë Romake)
  • Jupiteri, Thirrës i Shiut (ai që sjell shiun)
  • Jupiteri i Fitores në Luftë
  • Jupiteri i Vetëtimës
  • Jupiteri i Dritës
  • Jupiteri, Më i Miri dhe Më i Madhi
  • Jupiteri i Shiut
  • Jupiteri, Mbrojtës - Qëndruesi
  • Jupiteri i Bubullimës së Natës
  • Jupiteri i Kufijve (mbrojti kufijtë e perandorisë; hapax legomenon, shih CIL XI 351)
  • Jupiteri Fitimtar, Dhënësi i Fitores (u dha fitoren ushtarëve)

Edhe emrat e rajoneve dhe kombeve

  • Jupiteri Amoni (i krahasuar me Amonin, perëndinë egjiptiane)
  • Jupiter Brixian (i barazuar me perëndinë kelte nga Brixia)
  • Jupiteri Kapitolin (i adhuruar nga perandoria)
  • Jupiter Doliken (i krahasuar me perëndinë siriane Baal)
  • Jupiteri Indigjen (emri i dhënë Eneas)
  • Jupiter Ladik (i barazuar me një zot të caktuar keltiberian)
  • Jupiter Lateri ose Latiar (zot i Laciumit)
  • Jupiteri Parthin (i adhuruar pranë kufijve në Iliri)
  • Jupiteri Poenin (kulti i Jupiterit në Spanjë)
  • Jupiteri Taranis (krahasuar me perëndinë kelte Taras)
  • Jupiteri i Maleve të Larta (zoti i maleve të larta)

Burime të lashta

  • Arnobius, Kundër Kombeve III.30
  • Agustini i Hippos në Qytetin e Zotit IV.9-11
  • Ciceroni, Mbi Natyrën e Perëndive I.13.40 dhe II.28.66.

Lidhje të jashtme

  • Musei Capitolini, në www.museicapitolini.org
  • Mitologji, në www.utahskies.org
  • Imazhe të Jupiterit në Muzeun Ikonografik të Warburgut 

In 100 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article