factograf
SQ
Sign in

Ariel Sharon

Ariel Sharon

Key facts

data e lindjes26 shkurt 1928
data e vdekjes11 janar 2014
arsimuar nëUniversiteti Hebraik i Jeruzalemit
profesionipolitikan
pozicioni që ka mbajturKryeministri i Izraelit

Ariel Sharon (hebraisht: אריאל שרון, Ariʼēl Sharōn, i lindur Ariel Scheinermann, אריאל שיינרמן; 26 shkurt 1928 – 11 janar 2014) ishte kryeministri i 11-të i Izraelit.

Një veteran i dhjetra betejave në radhët e ushtrisë izraelite, ku madje edhe është plagosur rëndë, ai ndërtoi figurën e një lideri karizmatik dhe ngjiti shkallët e politikës gradualisht deri kur më 7 mars të vitit 2001 erdhi në pushtet ku qëndroi deri më 4 janar të 2006-ës, kur u godit nga sëmundja dhe ra në koma. Ish-kryeministri izraelit do të mbahet mend për luftën e zhvilluar kundër Palestinës, por edhe për vendimin e tij shokues për t’u tërhequr nga Rripi i Gazas.

Sharon ndërroi jetë më 11 janar 2014, në Qendrën Mjekësore të Shebas, në Tel Aviv-Jafa të Izraelit.

Read next

In 98 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article