factograf
SQ

Zootopia

Key facts

data e publikimit4 mars 2016
regjisorByron Howard
interpretuesMichael Giacchino
All data from the card 14
Regjia
Byron Howard Rich Moore
Shkruar nga
Jared Bush Phil Johnston
Producentë
Clark Spencer
Në role kryesore
Ginnifer Goodwin Jason Bateman Idris Elba Jenny Slate Nate Torrence Bonnie Hunt Don Lake Tommy Chong J. K. Simmons Octavia Spencer Alan Tudyk Shakira
Kinematografia
Nathan Warner (layout) Brian Leach (ndriçimi)
Montazhi
Fabienne Rawley Jeremy Milton
Muzika
Michael Giacchino
Prodhuar nga
Walt Disney Pictures Walt Disney Animation Studios
Shpërndarë nga
Walt Disney Studios Motion Pictures
Premiera
13 shkurt 2016 (Belgjikë) 3 mars 2016 (Shqipëri) 4 mars 2016 (SHBA)
Kohëzgjatja
108 minuta
Gjuha
Anglisht
Buxheti
150 milionë dollarë
Fitimi
1.024 milardë dollarë

Zootopia (i njohur si Zootropolis në Europë) është një film i animuar 3D, zhanri komedi aventurë, prodhuar nga Walt Disney Animation Studios dhe shpërndarë nga Walt Disney Studios Motion Pictures. Është filmi i 55-të i animuar nga kompania e Walt Disney, me regji të Byron Howard dhe Rich Moore. Filmi pati sukses mjaft të madh në shtete të ndryshme të botës duke fituar mbi 1 miliardë dollarë, që e bën filmin e dytë me fitime më të mëdha të vitit 2016 dhe të 24-tin të të gjitha kohërave.

Përmbajtja

Në një botë të populluar nga gjitarët, një lepurushe provinciale e quajtur Judy përmbush ëndrrën e saj të fëmijërisë për tu bërë policja e parë lepur në Zootopia, një qytet urban. Filmi përshkruan partneritetin midis një lepurusheje dhe një dhelpre mashtruese gjersa ata zbulojnë një komplot që ka të bëjë me zhdukjen e qytetarëve grabitqarë brenda një metropoli gjitarësh.

Zërat

  • Ginnifer Goodwin – Judy Hopps, një lepurushe europiane nga Bunnyburrow e cila sapo është punësuar në Departamentin e Policisë në Zootopia. E dubluar në shqip nga Suela Xhonuzi.
  • Jason Bateman – Nick Wilde, një dhelpër e kuqe mashtruese.
  • Idris Elba – Chief Bogo, një buall i cili është shefi i Departamentit të Policisë në Zootopia.
  • Jenny Slate – Dawn Bellwether, një dele shtatshkurtër e cila është ndihmës kryebashkiake në Zootopia.
  • Nate Torrence – Benjamin Clawhauser, një gatopard mbipeshë që punon në Departamentin e Policisë në Zootopia.
  • Bonnie Hunt – Bonnie Hopps, një lepurushe europiane, e ëma e Judy Hopps.
  • Don Lake – Stu Hopps, një lepur europian, i ati i Judy Hopps dhe një fermer i njohur karrotash.
  • Tommy Chong – Yax, një jak i cili është pronari i klubit Mystic Springs Oasis.
  • J. K. Simmons – Leodore Lionheart, një luan i cili është kryebashkiaku i Zootopia.
  • Octavia Spencer – Mrs. Otterton, një vidër amerikane, e shqetësuar për bashkëshortin e saj të humbur.
  • Alan Tudyk – Duke Weaselton, një nuselalë që është i njohur për shitjen e DVD-ve të piratuara.
  • Shakira – Gazelle, një gazelë nga sheshi Sahara e cila është një këngëtare e njohur.

Read next

In 88 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article