Vantaa (suedisht: Vanda) është një qytet dhe komunë në Finlandë. Vantaa është pjesë e bërthamës së brendshme të Rajonit Metropolitan të Kryeqytetit së bashku me Helsinkin, Espoo, dhe Kauniainen. Me një popullsi prej 212,473 (30 qershor 2015), Vantaa është qyteti i katërt me më shumë banorë në Finlandë.
Vantaa kufizohet në jug me Helsinkin, kryeqytetin finlandez; me Espoo në jugperëndim; me Nurmijärvi në veriperëndim; me Kerava dhe Tuusula në veri; dhe Sipoo në lindje. Qyteti përfshin një sipërfaqe prej 240.34 kilometra katrorë (92.80 sq mi), prej të cilës 1.97 km2 (0.76 sq mi) është uji.
Historia
Demografia
Qyteti është dygjuhësh, finlandishtja dhe suedishtja janë gjuhë zyrtare. Një shumicë prej (88.6%) të popullsisë flasin finlandisht, ndërsa vetëm 3% flasin suedisht si gjuhë të parë. Banorët e Vantaa-s që kanë gjuhën e nënës një gjuhë tjetër përveç finlandishtes dhe suedishtes, përbëjnë 8.4% të popullsisë.
Popullsia
| Viti | Popullsia |
|---|---|
| 1980 | 132.050
|
| 1985 | 143.844
|
| 1990 | 152.263
|
| 1995 | 166.480
|
| 2000 | 178.471
|
| 2005 | 187.281
|
| 2010 | 200.055
|
| 2015 | 211.206
|
Lidhje të jashtme
- City of Vantaa– Faqja zyrtare
- Arkivuar 24 shtator 2021 tek Wayback Machine
- Qendra Shkencore Finlandeye
- Aeroporti Helsinki
- Muzeu i Qytetit Vantaa Arkivuar 27 shtator 2011 tek Wayback Machine
