factograf
SQ

kompani shumëkombëshe amerikane e mediave masive

The Walt Disney Company

The Walt Disney Company

Key facts

fillimi16 tetor 1923
shtetiShtetet e Bashkuara të Amerikës
themeluesWalt Disney
Kryeshefi EkzekutivWalt Disney
All data from the card 19
Dikur
Disney Brothers Studio(1923–1926)Walt Disney Studio(1926–1929)Walt Disney Productions(1929–1986)
Lloji i kompanisë
Publike
Tregtuar si
NYSE: DISDJIA componentS&P 100 componentS&P 500 component
ISIN
US2546871060
Industria
MediaArgëtim
Paraardhësi
Laugh-O-Gram Studio
Themeluar
16 tetor 1923
Themeluesit
Walt DisneyRoy O. Disney
Selia
Walt Disney Studios, Burbank, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara
Vendi i shërbimit
Ndërkombëtarisht
Njerëzit kyç
Bob Iger (shef ekzekutiv)Mark Parker (kryetar)
Revenue
US$88,898 miliardë (FY23)
Operating income
US$12,863 miliardë (FY23)
Net income
US$2,354 miliardë (FY23)
Total assets
US$205,579 miliardë (FY23)
Total equity
US$103,957 miliardë (FY23)
Number of employees
225,000 (FY23)
Divisions
Disney Entertainment Disney Experiences ESPN (80%)
Website
thewaltdisneycompany.com

The Walt Disney Company (përkth. Kompania Walt Disney), më e njohur si Disney (sqt. DIZ-ni), është një kompani ndërkombëtare mediale dhe konglomerat argëtimi me seli kryesore në kompleksin e Walt Disney Studios në Burbenk, Kaliforni. Disney u themelua më 16 tetor 1923 nga vëllezërit Walt Disney dhe Roy O. Disney nën emrin Disney Brothers Studio; ai veproi edhe nën emrat Walt Disney Studio dhe Walt Disney Productions para se ta merrte emrin The Walt Disney Company më 1986. Në vitin 1928, Disney u ngulit si udhëheqës i industrisë së animacionit me filmin e shkurtër Steamboat Willie. Filmi përdori zërin e sinkronizuar për t'u bërë i pari film me zë në post-produksion, dhe e popullarizoi Miushin Mickey, që u bë fytyra e kompanisë.

Pasi u bë sukses madhor deri në vitet 1940, Disney u zhdërvjell nëpër filma të gjallë, televizion, dhe parqe dëfrimi në vitet 1950. Megjithatë, pas vdekjes së Walt Disneyt në 1966, përfitimet e kompanisë, sidomos në dikasterin e animacionit, filluan së rëni. Në 1984, aksionarët e Disneyt e votuan Michael Eisnerin si shef ekzekutiv, që e riktheu kompaninë nga rënia me një kombinim të zgjerimit ndërkombëtar të parqeve dëfryese si dhe periudhës së Ringjalljes Disney në animacionin e viteve 1990. Në 2005, nën kryeshefin e ri Bob Iger, kompania filloi duke u zgjeruar në një konglomerat të madh argëtimi me blerjen e Marvel Studios, Lucasfilm, dhe 20th Century Studios. Në 2020, Bob Chapek u bë kreu i Disneyt pasi hyri në pension Iger. Mirëpo, Chapek u përjashtua nga kompania në 2022 dhe Iger u rivendos si kryeshef.

Kompania njihet për sektorin e vet filmik Walt Disney Studios, që përfshin mes të tjerash Walt Disney Pictures, Walt Disney Animation Studios, Pixar, Marvel Studios, Lucasfilm, 20th Century Studios, 20th Century Animation, dhe Searchlight Pictures. Njësi tjera të Disneyt përfshijnë sektore në televizion, transmetim televiziv, transmetim online me dëshirë, rezortet me parqe dëfryese, produkte konsumatore, botime, dhe veprimtari ndërkombëtare. Përmes këtyre sektoreve, Disney zotëron dhe operon rrjetin televiziv ABC, rrjete kabllore televizive si Disney Channel, ESPN, Freeform, FX, dhe National Geographic; sektore në botime, mallra, muzikë, dhe teatër; shërbime transmetuese online për konsumatorë individë si Disney+, Star+, ESPN+, Hulu, dhe Hotstar; dhe Disney Experiences, që përfshijnë parqe të shumta të dëfrimit, hotele rezorti, dhe linja lundruese anë e mbanë botës.

Disney është një ndër kompanitë më të mëdhaja dhe më të njohura në botë, dhe është në vendin 53 në listën Fortune 500 të vitit 2022 të kompanive më të mëdhaja sipas të hyrave. Në 2023, kompania renditi e 87-ta në listën Forbes Global 2000. Që prej themelimit, kompania ka fituar 135 Çmime Oskar, 26 prej të cilave u dhuruan Walt Disney si individ. Kompania është thënë që ka prodhuar ca prej filmave më të mirë të të gjitha kohërave, si dhe ka transformuar në thelb industrinë e parqeve të dëfrimit. Kompania, publike që prej 1940, tregton në Bursën e Nju Jorkut (NYSE) me simbolin DIS dhe ka qenë një komponent i Dow Jones Industrial Average që prej 1991. Në gusht 2020, rreth dy të tretat e aksioneve ishin në pronësi të institucioneve të mëdha financiare. Kompania festoi 100 vjetorin e saj më 16 tetor 2023.

Read next

In 126 languages

sqаԥсшәаAfrikaansአማርኛالعربيةالدارجةمصرىasturianuazərbaycancaتۆرکجهžemaitėškaBikol Centralбеларуская (тарашкевіца)беларускаябългарскиবাংলাbrezhonegbosanskicatalàнохчийнCebuanoکوردیčeštinaCymraegdanskDeutschdolnoserbskiΕλληνικάEnglishEsperantoespañoleestieuskaraفارسیsuomiføroysktfrançaisFryskGaeilgekriyòl gwiyannengalego𐌲𐌿𐍄𐌹𐍃𐌺Hausa客家語 / Hak-kâ-ngîעבריתहिन्दीhrvatskihornjoserbsceKreyòl ayisyenmagyarհայերենԱրեւմտահայերէնinterlinguaBahasa IndonesiaIdoíslenskaitaliano日本語JawaქართულიKabɩyɛқазақшаភាសាខ្មែរ한국어LatinaລາວlietuviųlatviešuMalagasyмакедонскиമലയാളംмонголमराठीBahasa Melayuမြန်မာဘာသာNapulitanoNederlandsnorsk nynorsknorskਪੰਜਾਬੀpolskiPiemontèisΠοντιακάپښتوportuguêsRuna Simiromânăрусскийсаха тылаᱥᱟᱱᱛᱟᱲᱤsicilianuScotsdavvisámegiellasrpskohrvatski / српскохрватскиසිංහලSimple Englishslovenčinaanarâškielâсрпски / srpskisvenskaKiswahiliślůnskiதமிழ்тоҷикӣไทยTürkmençeTagalogtoki ponaTürkçeтатарча / tatarçaTwiئۇيغۇرچە / Uyghurcheукраїнськаاردوoʻzbekcha / ўзбекчаvènetoTiếng ViệtWinaray吴语მარგალურიייִדישZeêuwsⵜⴰⵎⴰⵣⵉⵖⵜ ⵜⴰⵏⴰⵡⴰⵢⵜ閩南語 / Bân-lâm-gí粵語中文

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article