factograf
SQ

Srebrenica

Srebrenica

Key facts

popullsia2410
sipërfaqja527km²
instancë eqytezë
shtetiBosnja dhe Hercegovina
lartësia mbidetare275m
përshkruar nga burimiPauly–Wissowa
All data from the card 15
Vendi
Bosnja dhe Hercegovina
Etniteti
Republika Srpska
Rajoni gjeografik
Podrinje
Boroughs
81
• Kryetari
Mlladen Grujiçiq (SNSD)
• Qyteza
2.62 km2 (1.01 sq mi)
• Komuna
529.83 km2 (204.57 sq mi)
• Qyteza
2.607
• Qyteza (Dendësia)
1,000/km2 (2,600/sq mi)
• Komuna
13.409
• Komuna (Dendësia)
25/km2 (65/sq mi)
Zona kohore
UTC+1 (CET)
• Verë (DST)
UTC+2 (CEST)
Prefiksi lokal
56
Faqja zyrtare
www.srebrenica.gov.ba

Srebrenica (Cirilik serb: Сребреница) është një qytezë dhe komunë e vendosur në pjesën më lindore të Republika Srpska, një entitet i Bosnjës dhe Hercegovinës. Është një qytezë i vogël malor, ku industria kryesore është minierat e kripës dhe një llixhë aty pranë. Që nga viti 2013, qyteza ka një popullsi prej 2,607 banorë, ndërsa komuna ka 13,409 banorë.

Gjatë Luftës së Bosnjës në vitin 1995, Srebrenica ishte vendi i një masakre të më shumë se 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë, e cila më pas u cilësua si një akt gjenocidi nga ICTY dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Demografia

Siapas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991, komuna e Srebrenicës ka pasur 36.666 banorë, të përhapur në 81 vendbanime. Pas arritjes së marrëveshjes së Daytonit komuna e Srebrenicës në tërësi iu dha Republikës Serbe

Përbërja nacionale e popullsisë

Komuna e Srebrenicës sipas regjistrimi të 1991-ës ka pasur gjithsejt: 36.666 banorë. Përbërja nacionale ka qenë:

  • Boshnjak - 27.572 (75,19%)
  • Serb - 8.315 (22,67%)
  • Kroat - 38 (0,10%)
  • Jugosllav - 380 (1,03%)
  • tjerë, të pa përcaktuar dhe të panjohuri, - 361 (0,98%)

Ndërsa qyteti Srebrenica, sipas regjistrimi të 1991-ës ka pasur gjithsejt: 5.746. Përbërja nacionale ka qenë:

  • Boshnjak - 3.673 (63,92%)
  • Serb - 1.632 (28,40%)
  • Kroat - 34 (0,59%)
  • Jugosllav - 328 (5,70%)
  • tjerë, të pa përcaktuar dhe të panjohur - 79 (1,37%)

Ekonomia

Përpara vitit 1992, në qytezë kishte një fabrikë metali dhe aty pranë minierat e plumbit, zinkut dhe arit. Emri i qytezës (Srebrenica) do të thotë "miniera e argjendit", i njëjti kuptim i emrit të vjetër latin Argentaria.

Para luftës, Srebrenica kishte gjithashtu një llixhë të madhe dhe qyteza lulëzoi nga turizmi i mirëqenies nga uji i burimit Crni Guber ("Guber i Zi") dhe burime të tjera. Në ditët e sotme, Srebrenica ka pak turizëm, por shumë më pak të zhvilluar se para luftës. Aktualisht, në qytezë funksionojnë një pension, motel dhe një bujtinë.

Galeria

panorama e Srebrenicës
panorama e Srebrenicës
memoriali
memoriali
2 images

Read next

In 63 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article