factograf
SQ

Ramajana

Ramajana

Key facts

instancë evepër letrare
autorValmiki
zhanërPoezia epike
përshkruar nga burimiFjalori Enciklopedik Brockhaus dhe Efron

Ramayana ( shqiptohet: Ramajanam ose Ramajana; sanskritisht: रामायणम्, romanizimi: Rāmāyaṇam) është një epikë sanskrite nga India e lashtë, një nga dy epikat e rëndësishme të hinduizmit, tjetra është Mahābhārata. Së bashku, ato formojnë thelbin e mitologjisë hindu. Eposi, i atribuar tradicionalisht maharishit Valmiki, rrëfen jetën e Ramës, një princ i Ajodhjës në mbretërinë e Kosalës. Eposi ndjek mërgimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në pyll, i komanduar nga babai i tij Mbreti Dasharatha, me kërkesën e njerkës së Ramës, Kaikeyi; udhëtimet e tij nëpër pyje në nënkontinentin Indian me gruan e tij Sita dhe vëllain Lakshmana; rrëmbimi i Sitës nga Ravana, mbreti i Lankës, që rezultoi në luftë; dhe kthimi përfundimtar i Ramës në Ayodhya së bashku me Sitën për t'u kurorëzuar mbret mes gëzimit dhe festës.

Vlerësimet e studiuesve për fazën më të hershme të tekstit që variojnë nga shekujt 8-4 p.e.s, dhe fazat e mëvonshme që shtrihen deri në shekullin e 3-të të e.s, edhe pse data origjinale e kompozimit është e panjohur. Është një nga epikat më të mëdha të lashta në letërsinë botërore dhe përbëhet nga afro 24,000 vargje (kryesisht të vendosura në metrikën Shloka / Anuṣṭubh), të ndara në shtatë kāṇḍa (kapituj), i pari dhe i shtati janë shtesa të mëvonshme.

Ka shumë versione të Ramayanës në gjuhët indiane, përveç përshtatjeve budiste dhe xhainiste. Ekzistojnë gjithashtu versione kamboxhiane ( Reamker), indoneziane, filipinase, tajlandeze ( Ramakien), laosiane, burmeze, nepaleze, maldiviane, vietnameze, tibeto-kineze, malajziane të Ramajanës.

Ramajana pati një ndikim i rëndësishëm në poezinë e mëvonshme sanskrite dhe në jetën dhe kulturën hindu, dhe personazhet e saj kryesore ishin thelbësore për ndërgjegjen kulturore të një numri kombesh, si hindu ashtu edhe budiste. Ndikimi i saj më i rëndësishëm moral ishte rëndësia e virtytit, në jetën e një qytetari dhe në idealet e formimit të një shteti (nga sanskritishtja: रामराज्य, romanizimi: Rāmarājya, lexohet: Ramaxhja,një shtet utopik ku Rama është mbret) ose të një shoqërie funksionale.

Read next

In 122 languages

sqअंगिकाالعربيةمصرىঅসমীয়াasturianuअवधीazərbaycancaбашҡортсаBasa BaližemaitėškaBikol Centralбеларуская (тарашкевіца)беларускаябългарскиभोजपुरीবাংলাབོད་ཡིགবিষ্ণুপ্রিয়া মণিপুরীbrezhonegbosanskicatalàکوردیqırımtatarcačeštinaCymraegDeutschडोटेलीΕλληνικάEnglishEsperantoespañoleestieuskaraفارسیsuomifrançaisFryskGaeilgegalegoगोंयची कोंकणी / Gõychi Konknniગુજરાતીעבריתहिन्दीFiji HindihrvatskimagyarհայերենBahasa Indonesiaíslenskaitaliano日本語Jawaქართულიқазақшаភាសាខ្មែរಕನ್ನಡ한국어کٲشُرkurdîkernowekкыргызчаLatinaLëtzebuergeschlietuviųlatviešuमगहीमैथिलीBasa Banyumasanолык мариймакедонскиമലയാളംмонголꯃꯤꯇꯩ ꯂꯣꯟमराठीBahasa Melayuမြန်မာဘာသာمازِرونیनेपालीनेपाल भाषाNederlandsnorsk nynorsknorskoccitanଓଡ଼ିଆਪੰਜਾਬੀपालिpolskiپنجابیپښتوportuguêsromânăрусскийसंस्कृतम्саха тылаسنڌيsrpskohrvatski / српскохрватскиසිංහලSimple Englishslovenčinaسرائیکیslovenščinaсрпски / srpskiSundasvenskaதமிழ்తెలుగుไทยTagalogTürkçeтатарча / tatarçaудмуртукраїнськаاردوoʻzbekcha / ўзбекчаTiếng Việt吴语მარგალური文言閩南語 / Bân-lâm-gí粵語中文

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article