factograf
SQ

jurist, Francë

Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy

Key facts

data e lindjes28 janar 1955
profesionipolitikan, avokat
vendi i lindjesParisi
bashkëshortCarla Bruni
pozicioni që ka mbajturPresidenti i Francës
përshkruar nga burimiLentapedia
All data from the card 10
Paraprirë nga
Jacques Chirac
Pasuar nga
François Hollande
Paraprirë nga
Dominique de Villepin
Pasuar nga
François Baroin
Paraprirë nga
Achille Peretti
Pasuar nga
Louis-Charles Bary
U lind më
28 janar 1955Paris, Francë
Bashkëshortja/et
Marie-Dominique Culioli (1982–1996)Cécilia Attias (1996–2007)Carla Bruni (m.2008)
Fëmijët
Pierre (me Culioli)Jean (me Culioli)Louis (with Cécilia Attias)Giulia (me Bruni)
Arsimimi
Universiteti Pais-Nanterre

Nicolas Sarkozy është politikan francez dhe ishte kryetar i Republikës së Francës prej 16 maj 2007 deri më 15 maj 2012.

Para presidencës së tij, ai ishte kryetar i partisë Bashkimit për Lëvizje të Popullit (UMP). Gjatë mandatit të dytë së Jacques Chirac si presidentë, Nicolas ishte Ministër i Punëve të Brendshme përveç mes marsit 2004 dhe majit 2005 kur ishte ministër i financave. Nicolas ishte poashtu kryetar i Neuilly-sur-Seine, një nga komunat më të pasura të Francës, prej vitit 1983 deri më 2002.

Më 6 maj 2012 i humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 kundër socialistit François Hollande me vetëm 3,2 për qind diferencë të votave.

Biografia

Nicolas Sarkozy është djali i dytë i hungarezit Pál Sárközyt dhe e nënës franceze Andrée Mallah. Gjyshi nga e ëma ka qenë Aaron Benico Mallah, hebrej, me profesion mjek dhe me prejardhje nga Selaniku i Greqisë. Gruaja e tij ishte francezja Adèle Bouvier e cila ishte katolike, dhe se nën ndikimin e saj edhe vet Aaroni pranoi fenë katolike. Jetuan në Lion të Francës dhe kan pasur dy vajza Suzanën dhe Andrenë, e cila pra është e ëma e kryetarit të Francës.

Sarkozi shkollën fillore Chaptal de Neuilly e kreu në Paris. Në vitin 1967 kishte përsëritur klasën e gjashtë, pas së cilës ishte regjistruar në shkollën private Saint-Louis de Monceau, ku kishte marrë mësimet e mesme. Një vit më vonë anëtarësohet në partinë “Unioni Demokrat për Republikë”.

Studimet për avokaturë i kreu në Universitetin e Parisit në Nantes. Nuk arriti ta krye shkollimin për politikë të jashtme për arsye të mosnjohjes së mjaftueshme të gjuhës angleze.

Sarkozi për herë të parë u martua më 23 shtator të vitit 1982 me Marie-Dominique Culioli. Nga kjo martese ai i ka dy djemtë Pierre dhe Jean. Në vitin 1996 formalisht u shkurorëzuan.

Në vitin 1996 Nicolas Sarkozy u kurorëzua me Cécilia Ciganer-Albéniz e cila në të vërtetë ishte gruaja e nji miku të tij. Në tetor të vitit 2007 u shkurorëzuan.

Sarkozy më 2 shkurt të vitit 2008 u martua në Paris me këngëtaren italo-franceze Carla Bruni. Kjo ishte hera e parë që një kryetar i Francës gjatë mandatit presidencial u martua.

Pas humbjes kundër François Hollande në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 do t'a mbyllë mandatin e tij më 15 maj 2012.

Read next

In 152 languages

sqаԥсшәаAfrikaansAlemannischአማርኛaragonésالعربيةالدارجةمصرىasturianuAymar aruazərbaycancaBasa BaližemaitėškaBikol Centralбеларуская (тарашкевіца)беларускаябългарскиBislamaবাংলাབོད་ཡིགbrezhonegbosanskicatalàکوردیcorsučeštinaCymraegdanskDeutschZazakiΕλληνικάEnglishEsperantoespañoleestieuskaraestremeñuفارسیsuomivõrofɔ̀ngbèfrançaisarpetanNordfriiskFryskGaeilgeGàidhliggalegoGaelgHausaHawaiʻiעבריתहिन्दीhrvatskihornjoserbsceKreyòl ayisyenmagyarհայերենԱրեւմտահայերէնinterlinguaBahasa IndonesiaInterlingueIlokanoIdoíslenskaitaliano日本語PatoisJawaქართულიTaqbaylitқазақшаಕನ್ನಡ한국어перем комиkurdîkernowekLatinaLadinoLëtzebuergeschLimburgslombardlingálalietuviųlatviešuMalagasyолык мариймакедонскиമലയാളംмонголमराठीBahasa Melayuမြန်မာဘာသာمازِرونیNapulitanoPlattdüütschनेपालीNederlandsnorsk nynorsknorskNovialNouormandChi-ChewaoccitanPicardpolskiPiemontèisپښتوportuguêsRuna Simirumantschromânăрусскийсаха тылаsicilianuScotssrpskohrvatski / српскохрватскиTaclḥitSimple EnglishslovenčinaslovenščinaanarâškielâSoomaaligaсрпски / srpskisvenskaKiswahiliதமிழ்тоҷикӣไทยTagalogtolışiTok PisinTürkçeXitsongaтатарча / tatarçachiTumbukaئۇيغۇرچە / Uyghurcheукраїнськаاردوoʻzbekcha / ўзбекчаvènetoTiếng ViệtVolapükWinaray吴语მარგალურიייִדישYorùbá閩南語 / Bân-lâm-gí粵語中文

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article