Një ndërfaqe tru-kompjuter (BCI), ndonjëherë e quajtur edhe ndërfaqe e kontrollit nervor (NCI), ndërfaqe mendje-makine (MMI), ndërfaqe nervore e drejtpërdrejtë (DNI), ose ndërfaqe tru-makinë (BMI), është një rrugë komunikimi e drejtpërdrejtë midis një truri të përmirësuar ose të lidhur dhe një pajisje e jashtme. BCI-të shpesh drejtohen në kërkimin, hartëzimin, ndihmën, shtimin ose riparimin e funksioneve njohëse ose shqisore-lëvizore të njeriut.
Kërkimi mbi BCI filloi në vitet 1970 në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles (UCLA) nën grantin e Fondacionit Kombëtar të Shkencës, i ndjekur nga një kontratë nga DARPA. Publikimet e botuara pas këtij hulumtimi shënojnë gjithashtu shfaqjen e parë të shprehjes ndërfaqja tru-kompjuter në literaturën shkencore.
Për shkak të plasticitetit kortikal të trurit, sinjalet nga protezat e implantuara, pas adaptimit, mund të trajtohen nga truri si sensorë natyralë ose kanale efektive. Pas viteve eksperimentesh tek kafshët, pajisjet e para neuroproteztike të implantuara te njerëzit u shfaqën në mesin e viteve 90.
Kohët e fundit, studimet në ndërveprimin njeri-kompjuter përmes aplikimit të machine learning me karakteristika të përkohshme statistikore të nxjerra nga lobi frontal, të dhënat e valëve të trurit EEG kanë treguar nivele të larta të suksesit në klasifikimin e gjendjeve mendore (i relaksuar, neutral, duke u përqëndruar),gjëndje emocionale mendore (negative, neutrale, pozitive) dhe disrhythmia talamokortikale.
