factograf
SQ

Muzeologjia

Muzeologjia

Muzeologjia është shkencë e cila merret me mbledhjen, përpunimin, konzervimin (magazinimin), kushtet e ruajtjes, kujdesit dhe ekspozimit, si dhe shënimin e objekteve muzeale dhe dokumentare. Muzeologjia ndahet në dy degë kryesore e që janë:

  • Muzeologjia e përgjithshme
  • Muzeologjia e veçantë

Muzeologjia e përgjithshme merret me historinë, qëllimin dhe tipologjinë e muzeut, organizimin e punës së shërbimeve profesionale dhe teknike, dokumentacionimin, parimet dhe metodat e ekspozimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së eksponateve, pedagogjinë muzeore. Muzeologjia gjithashtu hulumton dhe rekomandon arkitekturën përkatëse të muzeumit, mënyrën e mbajtjes, ndriçimit dhe ajrosjes së hapësirave (kondicionimit) të muzeumeve si dhe kopshteve botanike.

Muzeologjia e veçantë përfshin fushat specifike të përmbajtjeve muzeore, varësisht nga specialiteti i muzeumeve të caktuara, grupeve dhe eksponateve të ndryshme.

Themelues i shkencës së muzeologjisë konsiderohet Samuel Quiccheberg (1529-1567) me veprën "Inscriptiones vel Tituli Theatri Amplissimi" në të cilën përshkruhet koncepti i tij për një muze ideal e të cilin ai e quante "Theatrum". ndërsa fjalën muzeologji për herë të parë e përmendi në vitin 1839, arkeologu dhe bibliotekisti Georg Rathgeber (1800 - 1875). Kontribut të çmuar në zhvillimin e kësaj shkence kanë dhënë edhe Johann Daniel Major (1634 - 1693), Caspar Friedrich Neickelius (1679–1729), Karl Koetschau (1839 - 1949), etj.

Shih edhe

Read next

In 52 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article