Lawrence "Larry" Lessig (i lindur 3 qershor 1961) është një aktivist, akademik dhe politikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është promovues i kufizimeve të reduktuara ligjore mbi të drejtën e autorit, markës tregtare, dhe spektrit të radio frekuencave, veçanërisht në teknologji.
Lessig është drejtor i Qendrës J. Safra Edmond për Etikën në Universitetin e Harvardit dhe një profesor i ligjit në Harvard. Më parë, ai ishte një profesor në Universitetin e Stanford dhe themelues i Qendrës për Internet dhe Shoqëri. Lessig është një anëtar themelues i bordit të Creative Commons dhe themeluesi i Rootstrikers, dhe është në bordin e projektit MapLight. Lawrence Lessig ka qenë ish-anëtar i bordit të Free Software Foundation dhe Electronic Frontier Foundation.
Lidhje të jashtme
- Webfaqe personale
- Lawrence Lessig në Twitter
