Kundërkorrupsioni përfshin aktivitete që kundërshtojnë ose pengojnë korrupsionin. Ashtu si korrupsioni merr shumë forma, përpjekjet kundër korrupsionit ndryshojnë në fushëveprim dhe në strategji. Ndonjëherë bëhet një dallim i përgjithshëm midis masave parandaluese dhe reaktive. Në një kuadër të tillë, autoritetet hetuese dhe përpjekjet e tyre për të zbuluar praktikat korruptive do të konsideroheshin reaktive, ndërsa edukimi mbi ndikimin negativ të korrupsionit ose programet e pajtueshmërisë së brendshme të firmës klasifikohen si të parat.
Kundërkorrupsioni
Read next
In 20 languages
Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article