factograf
SQ

Periudhë arkeologjike

Koha e Hekurit

Koha e Hekurit

Koha e hekurit është një periudhë kohore e cila karakterizohet nga përdorimi i metalurgjisë së hekurit e cila ndodhi në përgjithësi pas Kohës së Bronzit. Megjithatë, afatet e Epokës së Hekurit ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga zona kulturore dhe gjeografike në fjalë. Pra, mund të konsiderohet si Prehistorike, Histori e hershme ose Histori në varësi të zonave gjeografike.

Koha e hekurit filloi rreth vitit 1100 para Krishtit në mesdhe, afër 800 deri 700 para Krishtit në veri të Evropës dhe rreth -500 në Afrikë.

Metalurgjia e hekurit kërkonte një temperaturë më të lartë se ajo e bronzit e arritshme nëpërmjet evolucionit teknologjik të furrave.

Historiku

Ekzistenca e një Kohe të Hekurit është përmendur edhe tek De natura rerum nga Lukreci, por si hipotezë e thjeshtë filozofike.

Shpikja e shprehjes « koha e hekurit » është caktuar nga kërkuesi danez C. J. Thomsen. Bazohet në ide të vjetra, duke përfshirë edhe ato të historianit Lauritz Schebye Vedel Simonsen, një profesor nga Universiteti i Kopenhagës, i cili kishte parashikuar në vitin 1813 se mjetet e popujve të lashtë skandinavë ishin në fillim nga druri dhe guri para se të bëheshin nga bakri dhe hekuri. · Thomsen kishte intuitë, në 1816, për përdorimin njëpasnjëshëm të gurit, bronzit dhe hekurit nga njerëzimi, atëherë ai duhej të klasifikonte antikitetet kombëtare daneze. Ai pohon teorinë e tij të tri kohërave parahistorike — kohën e gurit, kohën e bronzit dhe kohën e hekurit —, në vitin 1836 në Ledetraad til Nordisk Oldkyndighed (Udhëzues i antikiteteve nordike).

Sot, është e njohur se kjo periudhë është pasuese, në Evropë dhe në Lindjen e mesme, e Kohës së bronzit dhe paraprin hyrjen e civilizimeve të përfshira në histori. Disa zona nuk e kanë njohur kurrë kohën e hekurit duke njohur shumë më herët disa karakteristika të një zhvillimi social dhe / ose teknika të rëndësishme. Ështe rasti për shembull i civilizimeve prekolimbiane të cilët njihnin një metalurgji të arit dhe bakrit deri në pushtimin spanjoll. Afrika, nga ana tjetër, nuk ka njohur kohën e bronzit, por direkt atë të hekurit; metalurgjia e bakrit dhe e bronzit (Ife, Benin…) është shumë posteriore.

Lidhje të jashtme

Gjenerale
  • Një faqe me fokus mbi Britaninë e Hekurit Arkivuar 18 shkurt 2007 tek Wayback Machine nga resourcesforhistory.com
  • Human Timeline (Interactive) – Smithsonian, Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore (Gusht 2016).
Publikime
  • Andre Gunder Frank and William R. Thompson, Zgjerimi dhe tkurrja ekonomike e hershme e hekurit e rishqyrtuar. Instituti Amerikan i Arkeologjisë, San Francisco, Ca., Janar, 2004.
Lajme
  • Mass burial suggests massacre at Iron Age hill fort. Arkeologët kanë gjetur dëshmi për një masakër të lidhur me luftën e Epokës së Hekurit në Fin Cop në Derbyshire. BBC. 17 prill 2011

Read next

In 153 languages

sqAfrikaansAlemannischአማርኛaragonésالعربيةمصرىঅসমীয়াasturianuKotavaazərbaycancaتۆرکجهбашҡортсаžemaitėškaбеларуская (тарашкевіца)беларускаябългарскиBanjarပအိုဝ်ႏဘာႏသာႏবাংলাབོད་ཡིགbrezhonegbosanskicatalàнохчийнکوردیqırımtatarcačeštinakaszëbscziчӑвашлаCymraegdanskDeutschZazakiKadazandusunΕλληνικάemiliàn e rumagnòlEnglishEsperantoespañoleestieuskaraفارسیsuomivõrofrançaisNordfriiskFryskGaeilge贛語kriyòl gwiyannengalegoעבריתहिन्दीFiji HindihrvatskimagyarհայերենԱրեւմտահայերէնBahasa IndonesiaIlokanoгӀалгӀайIdoíslenskaitaliano日本語PatoisJawaქართულიKabɩyɛқазақша한국어کٲشُرkurdîkernowekкыргызчаLatinaLingua Franca NovaLimburgsLigureLadinlombardlietuviųlatgaļulatviešuMalagasyолык марийMinangkabauмакедонскиമലയാളംмонголमराठीBahasa MelayuMirandésမြန်မာဘာသာNapulitanoNedersaksiesPlattdüütschनेपालीनेपाल भाषाNederlandsnorsk nynorsknorskoccitanਪੰਜਾਬੀpolskiPiemontèisپنجابیپښتوportuguêsrumantschromânăрусскийрусиньскыйसंस्कृतम्саха тылаsardusicilianuScotsسنڌيsrpskohrvatski / српскохрватскиසිංහලSimple EnglishslovenčinaslovenščinachiShonaсрпски / srpskiSeeltersksvenskaKiswahiliதமிழ்తెలుగుไทยTürkmençeTagalogtoki ponaTürkçeтатарча / tatarçaукраїнськаاردوoʻzbekcha / ўзбекчаvènetovepsän kel’Tiếng ViệtWest-VlamsWinaray吴语მარგალურიייִדיש文言閩南語 / Bân-lâm-gí粵語中文

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article