Kefiri (turqisht "köpürmek" = "shkumë") është një pije e dendur nga qumështi i cili përbëhet nga acidi karbonik dhe alkooli etilik. Origjina e kefirit është nga Kaukazi.
Kefiri fitohet ashtu që në qumështin e lopës, deles ose dhisë vendosen copa të kefirit të cilat janë simbiozë nga bakteriet e acidit laktik, streptokokeve, mikrokokeve dhe këpurdhave të cilat lihen një ose dy ditë. Kështu qumështi fermentohet. Temperatura optimale është nga 10 °C deri në 25 °C. Përmbajtja e alkoolit është nga 0,2 °C do maksimum 2 °C. Yndyra dhe proteina varet nga lloji i qumështit të përdorur. Kefiri ka shije të thartë.
Përbërja e kefirit
- Mikroorganizma: Acid laktik dhe kërpudha
- Përbërësit që dalin pas fermentimit: Acidi karbonik dhe alkooli etilik
- Materie ushqyese: proteina dhe polisaharide (sheqerna)
- Vitamina: vitamin A, vitamin B1, vitamin B2, vitamin B6, vitamin B12, vitamin D, niacin
- Minerale: kalcium, hekur, jod
- ujë
Efektet shëndetësore
- rregullon tensionin e gjakut
- vepron si antibiotik
- forcon sistemin imunitar
- shëron ndezjet në lukth e zorrë etj
