Një jobesimtar është një person që akuzohet për mosbesim në parimet qëndrore të fesë së vet (nga e cila ka familjen), siç janë anëtarët e një feje tjetër ose njerëzit jofetarë. Jobesimtar është një term kishtar në Krishtërim rreth të cilit Kisha zhvilloi një trup teologjie që merret me konceptin e mosbesimit, i cili bën një dallim të qartë midis atyre që u pagëzuan dhe ndoqën mësimet e Kishës kundrejt atyre që janë jashtë besimit. Të krishterët përdorën termin jobesimtar për të përshkruar ata që përceptoheshin si armiq të Krishtërimit.
Pas botës së lashtë, koncepti i të qenit tjetër, një nocion përjashtues i së jashtmes nga shoqëritë me kufij kulturorë pak a shumë në vazhdimësi, u shoqërua me zhvillimin e feve monoteiste dhe profetike të Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamit (krahaso me paganizmin). Në literaturën moderne, termi jobesimtar përfshin në fushëveprimin e tij: ateistët, politeistët, animistët dhe paganët. Një gatishmëri për të identifikuar njerëz të tjerë fetarë si jobesimtar korrespondon me një preferencë për ortodoksinë mbi pluralizmin.
