factograf
SQ

piktore meksikane

Frida Kahlo

Frida Kahlo

Key facts

data e lindjes6 korrik 1907
data e vdekjes13 korrik 1954
profesionipiktor
vendi i lindjesCoyoacán
vendi i vdekjesCoyoacán
bashkëshortDiego Rivera
All data from the card 5
Lindi
korrik 6, 1907Coyoacán, Mexico City, Meksikë
Vdiq
13 korrik 1954 (47 vjeçe)Coyoacán, Mexico City, Meksikë
Emri tjetër
Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón
Profesioni
Piktore
Njihet për
Auto-portrete

Frida Kahlo de Rivera (Shqiptimi spanjisht: ; 6 korrik, 1907 – 13 korrik, 1954), lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón, ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.

Jeta e Frida Kahlo filloj dhe mbaroj në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si "La Casa Azul," Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.

Biografia

1907-1924 Familja dhe fëmijëria

Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón u lind më 6 korrik, 1907 në Coyoacán (Meksikë). Prindërit e Kahlos ishin; fotografi Guillermo Kahlo (1871–1941) dhe Matilde Calderón y González (1876–1932). Kahlo fëmijërinë e saj, atmosferën në të cilën ajo u rrit shpesh herë e përshkroi si “shumë, shumë të trishtuar”. Të dy prindërit e saj gjatë kohës më të madhe ishin të sëmurë, dhe martesa e tyre vazhdonte pa dashuri. Kahlo nënën e saj e përshkruante si “zemergjerë, aktive dhe intelegjente, por në të njejtën kohë mizore, dhe si një besimtare të devotshme. Në moshën 6 vjeçare ajo u perball me polio, sëmundje që ndikoi që këmba saj e djathtë të ishte më e shkurtër dhe më e hollë se këmba e majtë. Kjo sëmundje e detyroi atë që të izolohej nga të afërmit e saj për disa muaj, përveç kësaj ajo ishte e tallur nga të tjerët. Për shkak të polios, shkollimi i Kahlos filloi më vonë se moshatarët e saj. Më 1922, Khalo u pranua në Shkollën Përgatitore Nacionale. Institucioni filloi të pranoj gra brenda tij dhe ishin vetëm 35 nga 2000 studentë. Khalo u fokusua në shkencat natyrore me deshirë që të bëhej mjeke. Ajo përformoi mjaft mirë shkollimin e saj akademik, ishte një lexuese e pangopur për dije, dhe u përkushtua në kulturën meksikane, u aktivizua në politikë dhe në çështjet e drejtesisë. Kahlo shijoi artin që në moshë të re. Prej vitit 1925 ajo filloi të punonte për të ndihmuar familjen, ndërkohë që ndiqte edhe shkollën.

1925-1930: Aksident me autobus, pikturat e para, dhe martesa me Diego Rivera

Më 17 shtator, të vitit 1925, Kahlo dhe i dashuri i saj, patën aksident me autobus. Disa njerëz kishin vdekur, ndërsa Kahlo pësoi lëndime të mëdha-një parmak I hekurit ia dëmtoi asaj legenin, duke i thyer kockën. Ajo po ashtu dëmtoi disa brinjë, këmbën e saj, dhe klavikulën e saj. Ajo kaloi një muaj në spital dhe dy muaj në shtëpi duke e rimarrë vetën, para se të rikthehet në punën e saj. Ajo kishte dhimbje të shumta në pjesë të ndryshme të trupit të saj, kaloi tre muaj e shtrirë në shtrat sepse ishte e paaftë pë të ecë. Aksidenti ia shuajti ëndërrën Kahlos për t’u bërë doktoreshë dhe i shkaktoi asaj dhimbje gjatë tërë jetës së saj. Shoku I saj Andres Henestrosa ka thënë se Kahlo”ka jetuar si e vdekur”. Gjatë mjekimit ajo mendoi të filloj karrierën e saj si një ilustratore e mjekësisë, e cila bënë një kombinim në mes të shkencës dhe artit, dhe në këtë mënyrë fillon të pikturojë. Ajo kishte një këmbalec për piktorë, e krijuar enkas për të, që i mundësoi të pikturojë e shtrirë në shtrat, dhe një pasqyrë ishte e vendosur mbi të që të mund të shikonte vetën e saj. Pikturimi për Kahlon u bë një mënyrë për të eksploruar pyetje të identitetit dhe ekzistencës, dhe ajo më vonë ka thënë se aksidenti dhe koha gjatë mjekimit të saj e bëri atë të dëshiroj, të filloj përsëri të pikturojë gjëra sipas këndvështrimit të saj. Shumica e pikturave që Kahlo pikturoi gjatë kësaj kohe ishin portrete të vetës së saj, të motrave të saj, dhe të shokëve të shkollës. Më 1922 Kahlo u takua me Diego Riverën, një prej artistëve më të suksesshëm të Meksikës, pasi që u takuan Kahlo kërkoi nga Diego të gjykoj se a shfaqin talent të mjaftueshëm pikturat e saj për të, që të vazhdoj karrierën e saj si një artiste. Rivera u përgjigj se ishte i impresionuar nga puna e saj. Kahlo pas pak e nisi lidhjen me Diego Riverën, pavarësisht faktit se ai ishte 42 vjeqar. Ai në atë kohë u konsiderua tërheqës për femrat. Kahlo dhe Rivera u martuan në një ceremony të civilizuar te qytetit Coyoacan, më 21 gusht 1929. Nëna e saj ishte kundër martesës së tyre, dhe të dy prindërit iu referuan si “martesa mes elefantit dhe pëllumbit”,duke iu referuar diferencës në përmasat e çiftit: Rivera ishte I gjatë dhe mbipeshë ndërsa Kahlo ishte e imët dhe e brishtë.

Read next

In 175 languages

sqAfrikaansAlemannischалтай тилaragonésالعربيةܐܪܡܝܐالدارجةمصرىঅসমীয়াasturianuаварAymar aruazərbaycancaتۆرکجهбашҡортсаBoarischžemaitėškaBikol Centralбеларуская (тарашкевіца)беларускаябългарскиभोजपुरीBislamaবাংলাབོད་ཡིགbrezhonegbosanskiBatak MandailingбуряадcatalàнохчийнکوردیqırımtatarcačeštinaчӑвашлаCymraegdanskDeutschZazakiΕλληνικάEnglishEsperantoespañoleestieuskaraestremeñuفارسیsuomivõroføroysktfrançaisNordfriiskfurlanGaeilgeGàidhliggalegoAvañe'ẽGaelgHausaHawaiʻiעבריתहिन्दीFiji HindihrvatskimagyarհայերենԱրեւմտահայերէնinterlinguaBahasa IndonesiaInterlingueIlokanoIdoíslenskamedžuslovjanskyitaliano日本語JawaქართულიQaraqalpaqshaJjuадыгэбзэKongoқазақшаភាសាខ្មែរYerwa Kanuri한국어RipoarischkurdîkernowekLatinaLadinoLëtzebuergeschLugandaLimburgsLigureLadinlombardlingálalietuviųlatviešuMadhurâMalagasyолык марийMāoriMinangkabauмакедонскиമലയാളംмонголमराठीBahasa MelayuMaltiမြန်မာဘာသာمازِرونیNāhuatlPlattdüütschनेपालीNederlandsnorsk nynorsknorskNovialoccitanlivvinkarjalaOromooਪੰਜਾਬੀKapampanganPapiamentupolskiPiemontèisپنجابیNawatportuguêsRuna Simiromânătarandíneрусскийрусиньскыйсаха тылаᱥᱟᱱᱛᱟᱲᱤsicilianuسنڌيdavvisámegiellasrpskohrvatski / српскохрватскиSimple Englishslovenčinaslovenščinaanarâškielâсрпски / srpskiSeeltersksvenskaKiswahiliதமிழ்тоҷикӣไทยTagalogtolışitoki ponaTürkçeтатарча / tatarçaтыва дылукраїнськаاردوoʻzbekcha / ўзбекчаvènetovepsän kel’Tiếng ViệtVolapükWinaray吴语მარგალურიייִדיש文言閩南語 / Bân-lâm-gí粵語中文

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article