factograf
SQ
Sign in

Drupal

Drupal

Key facts

fillimi15 janar 2001
data e publikimit15 janar 2001
themeluesDries Buytaert
All data from the card 10
Autori origjinal
Dries Buytaert
Botimi i parë
January 2001
Botimi stabil
7.34 / 19 nëntor 2014
Sistemi operativ
Cross-platform
Madhësia
11.7 MB (uncompressed core)
Gjendet në
Multilingual
Lloji
Content management framework, Content management system, Community and Blog software
Leja
GPLv2
Faqja në internet
www.drupal.org
Depoja
git.drupalcode.org/project/drupal.git

Hyrje

'Drupal' është një platformë për zhvillimin e rrjetit, me burim të hapur dhe falas për përmbajtje online dhe për komunitetet e përdoruesve. Drupal suporton disa nga websitet më të ngarkuara në rrjet dhe mund të përshtatet virtualisht me çdo dizanj vizual. Drupal punon në miliona faqe interneti, përfshirë edhe faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë whitehouse.gov, Forumin Ekonomik Botëror, Universitetin e Stanfordit dhe Examiner.com.

Drupali u krijua para mbi dhjetë vitesh dhe u lançua si një program me burim të hapur (open source) nën Licensën Publike GNU. Kjo do të thotë që është plotësisht falas për t’u shkarkuar, përdorur apo modifikuar. Nuk ka nevojë t'u blerë, për licensa apo pagesa mirëmbajtjeje. Sistemi i Drupalit është për përdorues të shumëfishtë, duke i lejuar vizitorët të logohen ose të lundrojnë në website pa pasur u loguar. Ju kontrolloni nivelet e aksesit dhe mund të ndryshoni rolet për leje aksesi në nivele të ndryshme. Drupali mund të hostojë dhe gjithashtu edhe të promovojë përmbajtjen tuaj duke arritur një audiencë të gjerë në Twitter, Facebook dhe të tjera rrjete sociale. Gjithashtu, Drupali është i mirëoptimizuar edhe për kërkimet në motorët e kërkimit. Logoja Drupal

Logoja e Drupal

Themelues dhe autor origjinal i Drupalit është Dries Buytaert dhe lançimin fillestar e ka pasur në janar 2011. Versioni më i fundit i qëndrueshëm është ai 7.24 i datës 20 nëntor 2013. Sistemi është shkruar në PHP dhe është i disponueshëm në të gjitha platformat, me një madhësi prej vetëm 11.4 MB. Në gusht 2013 kishte më shumë se 22,900 shtojca të kontribuara falas nga komuniteti, të njohura si modulet e kontribuara. Në nëntor 2013 të regjistruar ishin 30,000 zhvillues por edhe pse Drupali ofron një ndërfaqje të sofistikuar programimi për ta, nuk kërkohen aftësi programimi për instalimin bazë të website dhe për administrimin.

Read next

In 60 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article