factograf
SQ

Det ne Shqiperine Jugore

Deti Jon

Deti Jon

Key facts

instancë epellg
shtetiGreqia
përshkruar nga burimiFjalori Enciklopedik Brockhaus dhe Efron
Harta e Detit Jon
Harta e Detit Jon

Deti Jon (greqisht Ιóνιo Πέλαγoς, italisht Mar Ionio), është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik. Në lindje kufizohet nga Shqipëria jugore dhe Greqia perendimore me një sërë ishujsh si Korfuzi, Zante, Qefalonia, Itaka dhe Santa Maura, kurse në perëndim kufizohet nga brigjet e Siçilisë dhe Italisë jugore. Midis Apulies dhe Kalabrisë gjendet Gjiri i Tarentit.

Deti Jon, është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për erërat e tij të qeta. Ai është deri në 5121 metra i thellë. Në detin Jon derdhen lumi Kalama dhe lumi i Nartës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj. Në dialektin Çam (folur midis qyteteve të Sarandës dhe Prevezës), deti Jon është i njohur si Fusha e Zonjës (Deti i Zonjës).

Galeria e fotografive

Deti Jon: Pamje nga Shqipëria
Deti Jon: Pamje nga Greqia
  • Anije në Korfuz (Greqi)
  • Korfuz (Greqi)
  • Korfuz (Greqi)
  • Gjiri Tarent (Greqi)

Read next

In 119 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article