Busan (Korean: 부산광역시) është qyteti i dytë më i popullarizuar e Koresë së Jugut pas Seulit, me popullsi të 3,470,653 banorëve sipas vitit 2018. Busan është qendër ekonomike, kulutore dhe arsimore e Koresë juglindore.
Busan ndahet në 15 distrikte kryesore dhe një qark, së bashku bëjnë me popullsi rreth 3.6 milionë. Nakdong është lumi më i gjatë i Koresë dhe Haeundae është poashtu plazhi më i madh i vendit.
Klima
Busan ndodhet në juglindje të Gadishullit Korean. Busan ka klimë subtropikale të lagësht. Temperatura ekstrem të larta dhe të ulëta janë të ralla. Temperatura më e lartë e regjistruar është 37.3 °C më 14 gusht 2016, ndërsa temperatura më e ulët e regjistruar është −14.0 °C më 13 janar 1915. Fundi i pranverës dhe fillimi i verë është zakonisht e ftohët sesa brenda rajoneve për shkak efektit të oqeanit.
Ndarjet administrative
Në vitin 1957, Busan adoptoi sistemin e ndarjes duke krijuar gjashtë distrikte (gu): Busanjin-gu, Dong-gu, Dongnae-gu, Jung-gu, Seo-gu, dhe Yeongdo-gu. Sot Busani ndahet në pesëmbëdhjetë distrikte dhe një qark.
| Nëndarjet | Korean | Sipërfaqja (km²) |
Popullsia (2017) |
|---|---|---|---|
| Distrikti Buk | 북구; 北區 | 39.36 | 307,465 |
| Distrikti Busanjin | 부산진구; 釜山鎭區 | 29.70 | 375,003 |
| Distrikti Dong | 동구; 東區 | 9.73 | 88,940 |
| Distrikti Dongnae | 동래구; 東萊區 | 16.63 | 273,910 |
| Distrikti Gangseo | 강서구; 江西區 | 181.50 | 115,196 |
| Distrikti Geumjeong | 금정구; 金井區 | 65.27 | 243,293 |
| Distrikti Haeundae | 해운대구; 海雲臺區 | 51.47 | 416,362 |
| Distrikti Jung | 중구; 中區 | 2.83 | 44,791 |
| Distrikti Nam | 남구; 南區 | 26.81 | 276,360 |
| Distrikti Saha | 사하구; 沙下區 | 41.75 | 333,818 |
| Distrikti Sasang | 사상구; 沙上區 | 36.09 | 230,867 |
| Distrikti Seo | 서구; 西區 | 13.93 | 111,465 |
| Distrikti Suyeong | 수영구; 水營區 | 10.21 | 178,454 |
| Distrikti Yeongdo | 영도구; 影島區 | 14.15 | 124,463 |
| Distrikti Yeonje | 연제구; 蓮堤區 | 12.08 | 207,128 |
| Qarku Gijang | 기장군; 機張郡) | 218.32 | 159,055 |
Feja
Sipas regjistrimit të vitit 2007, 41.9% e banorëve të Busanit ndjekin Budizmin dhe 16.6% ndjekin Krishterizmin (12.1% janë protestan dhe 4.5% janë katolikë), 39.9% e banorëve tjerë nuk janë fetarë ose ndjekin ndonjë fe tjetër.
Binjakëzimet
- – Los Angeles, Shtetet e Bashkuara (1967)
- – Shimonoseki, Japonia (1976)
- – Barcelona, Spanjë (1983)
- – Rio de Zhaneiro, Brazil (1985)
- – Vladivostok, Rusia (1992)
- – Shanghai, Republika Popullore e Kinës (1993)
- – Victoria, Australian state (1994)
- – Tijuana, Meksikë (1995)
- – Montreal, Kanadë (2000)
- – Stambolli, Turqi (2002)
- – Fukuoka, Japoni (2007)
- – Chicago, Shtetet e Bashkuara (2007)
- – Shën Petersburgu, Russia (2008)
- – Selaniku, Greqi (2010)
- – Casablanca, Maroku (2011)
- – Burlington, Kanadë (2016)
