factograf
SQ

Ahengu

Ahengu (shumës ahengje, tosk. ahengjëra) organizim me këngë popullore që këndohen dhe përcjellen me instrumente muzikore si sazja, klarineta, violina, kavalli; në raste dëfrimesh. Ahengu organizohet me perde (shkallë) muzikore specifike që janë gjithsej dymbëdhjetë. Sipas Vasil Toles me këtë emërtim njihej kryesisht në Gegëri, ndër shqiptarët e Maqedonisë njihet si zefk dhe xhymbysh, ndërsa në Toskëri dhe Çamëri xhumush. Në kolonitë shqiptare të Ukrainës me emërtimin gulaj.

Prejardhjen fjala e ka nga persishtja ahénk përmes turqishtes dhe në zanafillën e vet do të thotë "ton, harmoni, akord, dyzen; mekam, muzikë" të papërkueshme me kuptimin që ka marrë në gjuhën shqipe.

Read next

In 2 languages

Text from Wikipedia, CC BY-SA 4.0 · Source article